Narasimha Rao, viziton komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

10659218_863291193682694_1374525150747568769_n

20 tetor 2014- Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me Nënkryetarin për Komunitete z. Sefër Tasholli, sot e ka pritur në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, z. Narasimha Rao.

Kryetari Ahmeti, e njoftoi shefin e UNHCR-së, Narasimha Rao, rreth zhvillimeve , arritjeve dhe punëve që po bën komuna e Lipjanit në përgjithësi. Ahmeti, po ashtu ka folur edhe për procesin e kthimit.

“ Sa i përket procesit të kthimit, jemi duke punuar në vazhdimësi, duke filluar nga Nënkryetari për Komunitete, Zyra për Komunitete ” tha Ahmeti, duke theksuar se,po punohet në vazhdimësi për t’iu krijuar gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit, kushte pa asnjë dallim.

Ndërsa, shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, Narasimha Rao, është shprehur i kënaqur me pritjen e kryetari Ahmeti, dhe ka thënë se komuna e Lipjanit është nga të parat që ai viziton më të marrë detyrën e re. Po ashtu ai tha se, jam i njoftuar për aspektin e kthimit që po bën komuna e Lipjanit, dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar edhe më tutje.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...