Napoli refuzon ofertën e Barcelonës

PUBLIKUAR

Barcelona shporohet se ia kishte ofruar Napolit Samuel Umtitin dhe Junior Firpon, mirëpo tani thuhet se gjiganti italian e ka refuzuar ofertën e bërë nga Katalonja.

Gazeta italian CalcioNapoli raporton se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e kishte mundësinë për t’i sjellë Samuel Umtitin dhe Junior Firpon në San Paolo, mirëpo pagat e tyre të larta bënë që Napoli ta refuzojë ofertën e Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Napoli raportohet se ishte interesuar vetë fillimisht për dy futbollistët, mirëpo paga e Umtitit prej tetë milionë eurosh në vit dhe paga e Firpos prej pesë milionë eurosh në vit u dha fund shpresave të italianëve.

Umtiti kishte qenë i spekuluar për një transferim në Napoli që një kohë të gjatë, pasi që ai shihej si zëvendësues i qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly, i cili pritet të transferohet te ndonjë klub tjetër këtë verë.

CalcioNapoli tani raporton se Barcelona ia ka ofruar dyshen e vet edhe disa klubeve të tjera, pasi që ata të dy nuk janë pjesë e planit të klubit katalonas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...