Napoli pas yllit holandez

PUBLIKUAR

Pasi dështuan t’i sigurojnë shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të verës, skuadra italiane Napoli ka rikthyer përsëri sytë tek sulmuesi holandez Davy Klaassen.

Talenti i ri i Ajaxit ka treguar një formë të shkëlqyer dhe kjo ka bërë që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis të këmbëngul për transferimin e tij.

Reprezentuesi holandez ka kontratë me klubin e tij deri në qershor të vitit 2018, mirëpo Napoli mendon të bëjë ofertë në janar.

15 milionë euro është shuma që napolitanët pritet t’i dërgojnë në drejtim të Ajaxit për Klaassenin.

Për 22-vjeçarin të interesuara mbeten edhe skuadra tjera evropiane si Juventus, Schalke 04, Valencia dhe Newcastle. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...