Genoa i ka refuzuar 35 milionë euro të ofruara nga Napoli për supersulmuesin e këtij stinori, Krzysztof Piatek.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis u takua me drejtuesit e Genoas, ku edhe e paraqiti ofertën për sulmuesin polak, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo Genoa nuk e ka pranuar këtë shumë, nuk do ta pranojë edhe nëse është 50 milionë euro.
Piateku është kërkuar edhe nga topklubet evropiane si Barcelona, Real Madridit, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmund.
Në nëntë paraqitje, ai i ka shënuar 13 gola për Genoan në këtë stinor. /Gazeta Express


