Napoli nuk ia plotëson kërkesat Hysjat, rinovimi në dyshim

PUBLIKUAR

E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, po kthehet në një çështje të ndërlikuar te skuadra e Napolit, pasi shqiptari së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit dhe kërkesa e tij për pagë është e papranueshme për klubin.

Sipas Calciomercato.com, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, vazhdon të tregohet mjaft agresiv me kërkesat e tij në lidhje me të ardhmen e Hysajt.

Giuffredi i ka kërkuar një rrogë prej 3 milionë eurosh klubit italian, por Napoli nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë, teksa drejtuesit ofrojnë një pagë 2.5 milionë euro.Dallimi prej 500 mijë eurosh është duke mbajtur peng rinovimin e Hysajt. Një çështje tjetër që duhet të zgjidhet është dhe ajo që ka të bëjë me klauzolën 50 milionë euro për transferimin jashtë Italisë.

Agjenti i Hysajt pretendon që kjo klauzolë të hiqet, ndërkohë që palët pritet të takohen javën e ardhshme./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...