Napoli nis bisedimet për Icardin

PUBLIKUAR

Napoli ka kontaktuar direkt me Mauro Icardin dhe Wanda Naran për t’i ofruar një pagë prej 7.5 milionë eurosh plus bonuset sulmuesit të Interit, raporton “Sky Sport Italia”.

Kjo është një ofertë më e mirë krahasuar me atë të Juventusit, derisa arrin deri në 10 milionë euro në edicion me bonuse.

Klubi napolitan është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar prej 60 milionë eurosh nga Interi dhe premton që Mauro do të jetë figura kyçe e projektit të skuadrës së Carlo Ancelottit.

Juventusi mbetet opsioni favorit për Icardin, derisa edhe Atletico Madridi ka shprehur interesim, por raportohet se atij ka filluar t’i pëlqejë ideja e transferimit në Napoli./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...