Napoli liron Sarrin

PUBLIKUAR

Raportet e fundit në Itali thonë se Maurizio Sarri është liruar nga kontrata e tij me Napolin dhe ai është i lirë që ti bashkohet Chelseat.

Trajneri, ende ka kontratë me skuadrën nga Sicilia dhe skuadra angleze nuk dëshironte që të paguante klauzolën e tyre.

Tani sipas gazetës napolitane , “Il Mattino”, Sarri është marrë vesh me Napolin, me Chelsean që ende duhet të paguaj 5 milionë për të në Napoli.

Tekniku italian pritet që të nënshkruajë kontratë më vlerë 3 milionë për tri vite më skuadrën nga Stamford Bridge, derisa Chelsea do të bëj edhe një pagesë tjetër për Antonioo Conten në rast se e shkarkon.

Sarri pritet që nesër të nënshkruaj kontratë me skuadrën nga Londra, por zyrtarizimi i tij nuk do të bëhet derisa të largohet Conte. /GazetaExpress/ 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...