Se Elseid Hysaj është i rëndësishëm për Napolin, këtë e tregojnë në shumë mënyra – një ndër to edhe kjo e fundit, ku në rrjetet sociale kanë evidentuar statistikat e futbollistit të Kombëtares shqiptare. është rikthyer në formën ideale.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po tregon nga ndeshja në ndeshje se është një nga më të mirët e Serisë A në rolin e tij, për të cilin tashmë kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Premierliga – Manchester United një ndër to.
Hysaj ka qenë ndër më të mirët në fitoren prej 3:0 ndaj Udineses. Këtë e konfirmon edhe një postim i Napolit në rrjetin social “Twitter”, në të cilin kanë evidentuar statistikat e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
Hysaj ka arritur ta rikuperojë topin 24 herë. Edhe pse jo në rolin e shkatërruesit në mesfushë, shqiptari ia ka dalë që të jetë më i miri i ndeshjes në lidhje me këtë statistikë, e cila është evidentuar edhe nga vetë skuadra napolitane.
Hysaj deri më tani këtë sezon ka bërë 28 paraqitje për Napolin. /Express/



