Napoli: Higuain kushton 94.7 milionë euro

PUBLIKUAR

Napoli ka lëshuar një kumtesë për shtyp për të qartësuar spekulimet rreth largimit të Gonzalo Higuain.

Klubi italian ka bërë të ditur se kushdo që dëshiron ta transferojë argjentinasin duhet të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së tij.

Milani dhe Arsenali janë ndër klubet e interesuara për ish-sulmuesin e Real Madridit, porse për ta blerë atë duhet të paguajnë 94.7 milionë euro.

“Napoli dëshiron t’i qartësojë artikujt e ndryshëm të publikuar në disa gazeta rreth largimit të Higuain”.

“Sqarimi zyrtar nga Napoli është ky: Ekziston një klauzolë në kontratën e Gonzalo Higuain. Klauzola është 94.736.000 euro”.

“Nuk ka pasur oferta. Kushdo që e dëshiron ta blejë lojtarin duhet t’ia paguajë klubit atë shumë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...