Napoli fiton dhe prin i vetëm në Serie A deri në Vitin e Ri

PUBLIKUAR

Napoli ka fituar me rezultat 3-2 kundër Udineses, në javën e fundit të Serie A të Italisë para fillimit të Botërorit në Katar. Osimhen (15’), Zielinski (31’) dhe Elmas (58’) shënuan për Napolin, ndërkaq golat për Udinesen u shënuan nga Nesterovski (79’) dhe Samardzic (82’). Napoli është në vendin e parë të Serie A me 41 pikë, 11 më shumë se Lazio dhe Milan që janë në pozitat 2 dhe 3.

Napoli ka arritur një fitore të madhe sonte kundër Udineses, për ta përfunduar këtë vit në vendin e parë në Serie A më 41 pikë, 11 më shumë se Lazio dhe Milan që kanë edhe një ndeshje për ta luajtur.

Victor Osimhen e hapi llogarinë për Napolin duke shënuar gol në minutën e 15-të të ndeshjes pasi u asistua nga maqedono-veriori, Eljif Elmas.

Napoli e shënoi golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 31-të.

Kësaj radhe golashënues ishte Zielinski që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Lozanos.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola, ndërkaq ajo ishte tepër atraktive sidomos në minutat e fundit.

Elmas shënoi në minutën e 58-të për Napolin për rezultat 3-0, por Udinese këndellet në fund dhe për pak sa nuk arriti që ta barazoi rezultatin.

Fillimisht shënoi Nesterovski në minutën e 79-të, kurse Samardzic shënoi edhe golin e dytë për Udinesen deri në minutën e 82-të.

Megjithatë, minutat e mbetur Napoli i menaxhoi mirë dhe arriti t’i marrë 3 pikë dhe ta përmbyllë këtë fazë të sezonin me 41 pikë nga 15 ndeshje të luajtura ku kanë fituar në 13 dhe kanë barazuar në dy të tilla, derisa nuk kanë asnjë humbje.

Napoli do të kthehet në aksion në Vitin e Ri, ku më 4 janar 2023 do të luan kundër Interit në Milano. /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...