Napoli fiton dhe e rrëmben pozitën e parë në Serie A

PUBLIKUAR

Napoli ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në Serie A për ta rrëmbyer edhe pozitën e parë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti shënoi fitore në udhëtim te Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Giovanni Zini” përfundoi me rezultatin 1:4.

Matteo Politano (26’ – penallti), Giovanni Simeone (76’),  Hirving Lozano (90+2’) dhe Mathias Olivera (90+4) shënuan në fitoren e napolitanëve.

Golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Cyriel Dessers (47’).

Amir Rrahmani luajti në këtë ndeshje për 82 minuta.

Napoli pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Atalanta.

Cremonese ndodhet në pozitën e parafundit (19) me vetëm 3 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...