Napoli është i interesuar për Ronaldon

PUBLIKUAR

Siç raporton ‘The Sun’, Napoli ka interesim për të nënshkruar kontratë me Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të dimrit, pasi klubi italian beson se pesë herë “Topi i Artë” do ta ndihmonte shumë në luftë për titullin e kampionit të Italisë, por edhe në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Problem po paraqet rroga e madhe e Ronaldos, të cilën Napoli nuk mund ta përballojë, por besohet se portugezi është i gatshëm të pranoj ulje rroge.

Nëse ndodh transferimi i yllit portugez nga Man Utd te Napoli i legjendës Maradona atëherë Ronaldo do të bëhej bashkëlojtar me yllin kosovar që luan në Napoli, Amir Rrahmani.
Deri tash Chelsea dukej si favorit për ta transferuar Ronaldon. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...