50 milionë euro, kjo është oferta e Man City për Jorginhon që tashmë është pranuar nga Napoli. Lojtari do të nënshkruajë kontratë 5-vjecare me kampionin e Premierligës dhe do të fitojë 20 milionë euro në sezon.
Hamsik dhe Mertens i ka thënë po Ancelottit duke vendosur të qëndrojnë, por ish trajneri i Bayernit duhet të kërkojë një regjisor të ri për Napolin e tij.
Bisedimet mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe drejtuesve të Manchester City për mesfushorin italo-brazilian Jorginho janë në fazën finale madje tashmë mund të thuhet se akordi mes palëve është arritur.
Futbollisti i përfaqësues italiane duke filluar që nga sezoni i ardhshëm do të stërvitet nga Pep Guardiola me Napolin që ka pranuar ofertën e Citiziens prej 50 milionë eurosh për Jorginhon.
Lojtari ndërkohë do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë në total 20 milionë euro në sezon.
26 vjeçari ka bërë 39 paraqitje me Napolin këtë sezon, duke shënuar edhe 4 gola. /Gazeta Express/


