Napoli e mposhtë Sassuolon, i qëndron afër Juventusit

PUBLIKUAR

Napoli ka shënuar fitore 2-0 në ndeshjen kundër Sassuolos në kuadër të javës së tetë të Serie A-së, që u zhvillua të dielën në “Sao Paolo”.

Me këtë fitore skuadra e Carlo Ancelottit është ngritur në kuotën e 18 pikëve, 6 më pakë se Juventusi që është në vendin e parë, shkruan Gazeta Express.

Napoli kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes në minutën e 3’ të ndeshjes pas një gabimi të lojtarëve të Sassuolos, Ounasi në mënyrë të shkëlqyer e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i dytë dhe i fundit i ndeshjes u shënua në minutën e 71’ nga Lorenzo Insigne, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike.

Sassuolo nuk bëri shumë, dhe kjo ishte humbja e dytë radhazi, pas asaj kundër Milanit në javën e kaluar.

Napoli në ndeshjen e ardhshme luan si mysafir kundër Udineses, po ashtu edhe Sassuolo do ta luajë ndeshjen e ardhshme si mysafir ndaj Sampdorias. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...