Napoli do të këtë punë kundër Liverpoolit në ndeshjen e fundit për ta siguruar kualifikimin në fazën e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve. Ata sot kaluan pa problem Crvena Zvezdën të cilët në xhiron e fundit presin Paris Saint-Germain në Beograd
Napoli nuk e kishte paraparë që do të kishte punë kaq të lehtë me kampionin serb të cilin sonte e ka demoluar në fushën e vet me rezultat 3-1.
Pjesa e parë i takoi tërësisht italianëve të cilët të goli erdhën në minutën e 10’të me anë të Marek Hamsik.
Napoli e dyfishoi epërsinë në minutën e 34’të.
Kësaj radhe ishte Dries Mertens që shënoi një gol të bukur.
Napoli e vazhdoi mirë edhe pjeësën e dytë.
Që në minutën e 52’të, Mertens shënon edhe golin e tretë, që ishte po ashtu një gol i bukur.
Pas golit të tretë Crvena Zvezda u ngjallë dhe arriti që të shënoi gol në minutën e 57 me anë të El Fardou Ben Nabouhane.
Pas kësaj, Napoli kishte edhe disa mundësi të mira për shënim por që ato nuk i shfrytëzoi si duhet.
Me ktë fitore Napoli i prin grupit C më 9 pikë por ende nuk e ka siguruar kualifikimin.
Këtë ata duhet ta bëjnë në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit në Anfield ku ata duhet që të mos pësojnë më rezultat më të thellë se 2-0, apo prej dy golave epërsi pasi që në të kundërtën në rrethin e 16 skuadrave më të mira do të jenë Liverpooli. /GazetaExpress/


