Napoli e ka fituar Kupën e Italisë për herë të gjashtë në histori të klubit, pasi e mundi 4:2 me penallti Juventusit në finale të mërkurën në Stadiumin Olimpik të Romës.
Skuadra e Gennaro Gattusos i kishte rastet më të mira për shënim në 90 minuta lojë dhe e mbizotëroi skuadrën e Maurizio Sarrit, por Gigi Buffon bëri paraqitje heroike për ta shpëtuar portën pa pranuar gol, raporton Gazeta Express.
Meqë formati kishte ndryshuar këtë vit shkaku i pandemisë koronavirus, ndeshja shkoi direkt në penallti.
Napoli ishte më i mirë edhe në penallti dhe fitoi 4:2
Ky është trofeu i gjashtë në kupë për Napolin dhe i pari pas vitit 2014. Për Gattuson, ndërkohë, ky është trofeu i parë si trajner.
Paulo Dybala dhe Danilo i humbën penalltitë për Juventusin, ndërsa Leonardo Bonucci dhe Aaron Ramsey shënuan.
Te Napoli shënuan Lorenso Insigne, Matteo Politano, Nikola Masimovic dhe Milik. /Gazeta Express/


