Napoli e bën të duket Atalantan e vogël

PUBLIKUAR

Napoli e ka dominuar dhe e ka mundur Atalantan me rezultat të thellë 4-1 në San Paulo sonte duke e bërë atë një skuadër që është dukur totalisht e vogël karshi skuadrës së Gattusos. As sot Amir Rrahmani nuk ka debutuar për skuadrën e Napolit

Napoli e ka deklasuar me rezultat 4-1, Atalantan duke e bërë atë që të duket një skuadër e vogël para tyre.

Hirving Lozano ishte kreatori i kësaj fitoreje pasi që ai shënoi dy golat e parë, një në minutën e 23 dhe tjetrin në minutën e 27-të.

Napoli punën me Atalantan do ta kryente në pjesën e parë pasi që deri në fund të saj do të shënonte edhe dy gola.

Goli i tretë erdhi në minutën e 30-të nga Matteo Politano, kurse blerja e shtrenjtë e Napolit, Victor Osimhen shënoi në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë Atalanta u mundua të kthehej në lojë por krejt ajo çfarë ata bën ishte një gol në minutën e 69-të nga Sam Lammers.

Në këtë ndeshje, Gattuso prapë nuk e ka aktivizuar mbrojtësin e Kombëtares se Kosovës, Amir Rrahmani. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...