Napoli dhe Milani ndajnë pikët

PUBLIKUAR

Është mbyllur 2-2 ndeshja mes Napolti dhe Milanit në San Paolo.

Napoli dhe Milani kanë ndarë pikët në San Paolo, duke barazuar me rezultatin, 2-2.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, Theo Hernandez shënoi për 0-1 në minutën e 20’.

Në minutën e 34’, saktësisht pas 14 minutave që pranuan gol, vendasit barazuan në 1-1 me golin e mbrojtësit, Di Lorenzo.

Me të nisur pjesa e dytë, saktësisht pas 15 minutave, Dries Mertens shënoi për të përmbysur gjithçka.

Por ky gëzim zgjati shkurt pasi në minutën e 73’, mysafirët shënuan nga penalltia me anë të Franc Kessie, për rezultatin përfundimtar.

Deri në fund të ndeshjes, nuk pati më gola, por po karton të kuq – Alexis Saelemaekers u përjashtua nga loja pasi moti dy të verdhë brenda tre minutave.

21-vjecari i huazuar te Milani nga viti 2020, mori të kuqin të parë në karrierë.

Ky barazim mes tyre vetëm sa e bën më interesant garën për një vend në Europa League, pasi tani Napoli ka 52 pikë, Milan 50, kurse Roma e pesta me 54. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...