Napoli dëshiron Xhakën

PUBLIKUAR

granit_xhaka_o_1314__c6aa6a6b3d

 

Napoli, është një nga klubet e njohura evropiane që dëshiron mesfushorin shqiptar të Borussia Monchengladbach, Granit Xhakën.

Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e Napolit dëshirojnë që mesfushën të forcojnë me reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

Mesfushori prishtinas duket se gjatë tregut të kësaj verë do të largohet nga Borussia Monchengladbach për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian, transmeton KP.

Xhaka, i cili përveç Napolit, kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane, tregoi performancë mjaft të mirë me Zvicrën në Kupën e Botës “Brazili 2014”.

Napoli krahas Xhakës synon që në skuadrën të sjell edhe Ruben Pardon e Real Sociedadit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...