Nainggolan konfirmon gjithçka, thotë se Roma e çoi në Inter

PUBLIKUAR

Radja Nainggolan ka zbuluar se largimi nga Roma nuk ishte ideja e tij.

Nainggolan pritet t’i bashkohet Interit për shumën e 24 milionë eurove, në këtë ofertë përfshihen; mbrojtësi Davide Santon dhe lojtari i të rinjve Nicolo Zanilo, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare nga dy klubet, duke se transferimi po realizohet, është vet lojtari që ka konfirmuar diçka të tillë.

“Gjithmonë do t’i mbaj ngjyrat verdh e kuq dhe fansat në zemrën time, por ishte klubi ai që dëshironte të më shiste”, tha Nainggolan për Gazzetta dello Sport.

“Interi më të vërtetë më dëshironte, më shumë se të tjerët. I falënderoj për këtë. Do e gjejë një trajner të madh atje, jam shumë i lumtur të punojë përsëri me Spalletin”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë fansat për këta stinorë që kaluam bashkë. Ata më përkrahën gjithnjë. Nuk do t’i harroj kurrë”.

“Largimi nuk ka qenë ideja ime, ishte një vendim i klubit”, theksoi mes tjerash belgu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...