Naim Maloku: FSK-së i shtohen kapacitetet, emri nuk ndryshon

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme i ka dorëzuar Kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, projektligjin për Ushtrinë e Kosovës. Projektligji për FSK-në ka për qëllim ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e që është përkrahur pothuajse nga të gjitha partitë pozitë/opozitë.

Ish komandanti i UÇK-së tani analist i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku është shprehur pwr Indeksonline se Projektligji për FSK-në është një prej mundësive ose një prej rrugëve të cilat duhet ndjekur për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me kapacitete mbrojtëse.

“Pra janë siç e dini dy rrugë, njëra është përmes ndërrimeve kushtetuese që duhet me kushtetutë të avancohet FSK-ja në Ushtrinë të Kosovës dhe ajo rrugë do të ketë pengesa të vazhdueshme dhe është e pakalueshme për shkak se Lista Serbe nuk do t’i japë votat për ndërrimet kushtetuese. Ndërsa rruga tjetër është përmes plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që pa e ndryshuar emrin e FSK-së,  duke u bazuar në nenin 26 të Kushtetueses që FSK është Forca Mbrojtëse e Kosovës, pra duke u bazuar në atë nen të kushtetueses në nenin 26, FSK me ndryshime dhe plotësime të Ligjit, t’u ngritën kapacitetet e mjaftueshme mbrojtëse që kjo Forcë e Sigurisë pa e ndryshuar emrin  që ne një të ardhme ndoshta 10 vjeçare atëherë duhet përgjegjësi për sigurinë e tërësisë së Kosovës me përgjegjësinë që ka “, ka thënë Maloku për Indeksonline.

Sipas Malokut FSK-së nuk do t’i ndryshohet emri as me Projektligjin e ri.

“Nuk i ndryshohet emri FSK-së por pa e ndryshuar emrin në Ushtri të Kosovës, duke u bazuar në nenin 26 të kushtetues FSK-së duhet t’i shtohen kapacitete mbrojtëse dhe t’i ngritën kapacitetet mbrojtëse  që do të thotë kapacitetet humane dhe materialo teknike  që FSK-ja në një të ardhme t’i ndryshoj misioni dhe të marrë përgjegjësi me qenë e aftë me marr përgjegjësinë e mbrojtjes së tërësisë së territorit të Kosovës”, ka shtuar Maloku.

Ndër të tjerash Maloku ka theksuar se Projektligji ka qenë i vonuar për faktin se do të thotë shansi për ndryshime kushtetuese është lëshuar në mandatin e kaluar.

“Partitë shqiptare janë ato të cilat nuk morën atë hap për të qitur interesat e vendit mbi interesat partiake. Pra aty janë fajtore të gjitha partitë shqiptare barabartë, pra edhe PDK-ja  që ka qenë në pushtet por edhe tjerat që ishin në opozitë. Partitë janë ata fajtor që e kanë lëshuar shansin për herën e kaluar që të merren vesh me deputetët serbë që kërkonin edhe një mandat shtesë për vendin. Kanë pas llogari me ia dhënë dy mandate shtesë që të merrnin këtë vendim,  dhe që të mos humbet shanca për FSK-në të bëhet Ushtria e Kosovës”, ka thënë Maloku.

Maloku është shprehur se shpreson se me ndryshime të këtij ligji bëhet një hap në fillimin e një procesi, pasi sipas tij ky është vetëm fillim i një procesi , miratimi i atij ligji për krijimin e Ushtrisë me kapacitete të mjaftueshme.

“Edhe pas miratimit të këtij Ligji do të kërkohen së paku 10 vite që Forca Sigurisë së Kosovës t’i ngritë kapacitetet e mjaftueshme profesionale dhe materialo teknike për të marrë ato përgjegjësi, pra jemi me vonesë për katër-pesë vite”, ka përfunduar Maloku./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...

Limaj: Beteja për drejtësi s’duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK’së, por e përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim...

Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat...