Nagavci: Synojmë që mësimi në shkolla të fillojë me 27 shtator

PUBLIKUAR

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se synojnë që më 27 shtator të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe.

Nagavci u shpreh se deri në fundjavë pritet të merret vendimi.

“Shumë mirë që po ulen numrat, e po besoj që kur të shqyrtohen masat do të mundësohet fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike, në bazë të udhëzuesit. Udhëzuesi i ka katër skenar, ku varësisht prej situatës nëpër komuna do të vendoset”, tha Nagavci për Telegrafin.

Ajo shtoi se synimi është që të kthehen me mësim fizik në shkolla më 27 shtator, e po ashtu të hapen edhe çerdhet.

“Varet plotësisht prej rekomandimeve të IKSHPK-së, ashtu siç kemi vepruar deri më tash. Kanë qenë rekomandimet e IKSHPK-së. Do të rishqyrtohen masat, janë në fuqi deri më 26, do të shqyrtohen edhe njëherë, mandej edhe vendimi, unë pres që me qenë një vendim që e mundëson edhe mësimin”, tha Nagavci.

Ajo u shpreh se kanë takime të rregullta me drejtorët komunal të arsimit.

“Takimet i kemi të rregullta, dje kemi pasur takimin me Task Forcën dhe me DKA-të. Në Task Forcë përfshihen edhe përfaqësues të prindërve, komunave edhe SBASHK-u. Takimet janë të rregullta, ne kemi qenë gati, por rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që me u pezullu”.

SHIKO MË SHUMË

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të...

Policia ne Leposaviq kap furgonin e Serbisë me rreth 3600 kg kafe të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra,...

“Nuk mundi vjehrra me rehatu në shpi”, flet asamblistja Aida Doli që kishte me vete foshnjën e saj në seancë

Asamblistja shqiptare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli, sot në seancën inauguruese...