Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit në Gadime: Plagë që vështirë shërohet

PUBLIKUAR

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nxënësit të shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit, Zejn Zejnullahut.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se humbja e një fëmije është një plagë që fjalët vështirë se mund ta shërojnë, transmeton Klankosova.tv.

“Në emrin tim dhe të Ministrisë së Arsimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, bashkëmoshatarëve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit që sot po përballet me këtë dhimbje të madhe. Lutemi që prindërit dhe të afërmit të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të rëndë, ndërsa Zejni u prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar ajo.

I mituri u gjet në një lum të fshatit Gadime, disa orë pasi familja kërkoi ndihmë për gjetjen e tij.

Ai u dërgua pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...