Nagavci pas miratimit të Projektligjit: Agjencia e Kosovës për Akreditim do të kthehet në ENQA dhe ENAR

PUBLIKUAR

Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) është miratuar dje në Qeveri dhe është proceduar tutje në Kuvend, njofton MAShT-i, raporton Gazeta Express.

MASHT njofton projektligji garanton pavarësi institucionale të AKA-së.

“Ky projektligj garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së në fushën e akreditimit dhevalidimit të institucioneve të arsimit të lartë dheprogrameve të tyre akademike. Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garantonngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, nxitë shkëmbimete studentëve dhe stafit akademik, ndikon nëndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, transferin e teknologjisë dhe dijeve,  dhe krijon parakushte përndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Sipas MASHT-it me vendimin për miratim të Projektligjit AKA do të ktheht në ENQA dhe ENAR.

“Me këtë vendim shkojmë drejt finalizimit të plotësimit të të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistriminnë Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimine Lartë (EQAR).Me këtë ligj pamundësohet poashtu çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanëgoditur rëndë sistemin e arsimit në Kosovë. Pritet që i njejti të miratohet edhe në Kuvend brendaafateve të parapara”, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...