Nadal triumfoi në Romë, rrëmbeu pozitën e parë

PUBLIKUAR

Rafael Nadal, “Perandor” në Romë. Tenisti spanjoll triumfoi 2-1 në finale ndaj gjermanit Alexander Zverev, duke fituar për herë të tetë në karrierë turneun e kryeqytetit italian.

Nadal e ngriti pas 5 vitesh këtë trofe pas një përballjeje spektakolare që u kushtëzua edhe nga reshjet e shiut. Ky është titulli i 56-të i fituar nga spanjolli në fushat me dhe të kuq dhe i 78-ti në karrierë, që e kthen në majën e renditjes botërore.

Në setin e parë Nadal ishte i papërmbajtshëm, duke e mundur rivalin e tij në vetëm 33 minuta lojë. Vetëm një gejm i fituar nga Zverev në të parin, por talenti gjerman u shfaq me prepotencë në të dytën, duke i kthyer reston spanjollit me të njëjtin rezultat 6-1.

Seti final nisi shumë më mirë për Zverer, që e theu në shërbim Nadalin që në gejmin e parë, duke krijuar një avantazh të ndjeshëm 1-3, por pikërisht në gejmin e pestë erdhi kthesa e spanjollit duke fituar 5 geje radhazi dhe thyer dy herë në shërbim kundërshtarin për rezultatin përfundimtar 6-3 dhe duke fituar finalen 2-1 me sete, raporton SS.

Nadal konfirmohet mace e zezë për Zverer, që i ka humbur të pesta përballjet direkte mes tyre dhe që në Romë detyrohet në ndërpresë serinë prej 13 fitoresh radhazi. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...