Na pret terri

PUBLIKUAR

na-pret-terri_hd

Zhurmat e agregatëve për prodhimin e energjisë elektrike pritet të rikthehet gjatë këtij dimri. Kosovarët gjatë këtij sezoni do të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Kjo për shkak të incidentit të qershorit në njësitë e termocentralit ‘Kosova A’ dhe humbjeve të mëdha të energjisë. Nga kjo fatkeqësi të vetmit që do të përfitojnë do të jenë shitësit e agregatëve.

Ekspertët e energjetikës thonë se ky dimër do t’u ngjasojë atyre të pasluftës sa i përket krizës energjetike.

Eksperti i energjetikës, Avni Kurshumliu, thotë se bazuar në kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës do të përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Këtë dimër na pret terri, pasi që KEDS-i nuk ka leverdi me importuar dhe t’i mbulojë të gjitha kërkesat. Dimri më i keq që nga pas lufta ka me qenë ky”.

Kurshumliu thotë se qeveria ka dështuar në menaxhimin e sektorit të energjisë në vend. “Qeveria e Kosovës është në udhëkryq se a me investuar në KEK, apo me importuar rrymë dhe me ia fal KEDS-it. Gjendja është katastrofale dhe unë e them se ky ka me qenë dimri më i vështirë”, ka thënë Kurshmuliu. /Tribuna/.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...