MZHE-ja përjashton nga puna Ramandan Sejdiun

PUBLIKUAR

Zyrtari i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Sejdiu, i cili ka qëndruar në paraburgim në Japoni për shkak se dyshohej për ngacmim seksual, është përjashtuar përfundimisht nga puna.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë të ditur se ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës udhëheqësit të Njësisë për Politika dhe Zhvillim dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Sejdiu. Atij i është ndërprerë marrëdhënia e punës në fund të javës së kaluar.

Këtë vendim dikasteri që udhëhiqet nga ministri, Blerand Stavileci, e ka marrë duke konsideruar se zyrtari i saj ka bërë shkelje serioze si zyrtar publik. Arsyet e ndërprerjes së kontratës nuk janë bërë publike.

“Në bazë të Rregullores Nr.04/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil, më datë 22.09.2015, Ramadan Sejdiut i është iniciuar procedura disiplinore me dyshimin për shkelje serioze. Me këtë rast, Komisioni Disiplinor i MZHE-së pas ekzaminimit të shkresave ka vendosur që Sejdiut t’i shqiptohet masa disiplinore ‘Ndërprerja e marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil pa dëmtuar apo reduktuar të drejtën në pension’, pasi që ka konstatuar se zyrtari në fjalë ka kryer veprime që bien ndesh me interesat e institucionit dhe dëmtojnë institucionin sipas Rregullores 04/2011, Neni 6 – Paragrafi 1.15”, ka thënë për gazetën “Zëri” Naim Zeqiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...