Mustafi zbulon idolin dhe sportistin që e ka frymëzuar (Foto)

PUBLIKUAR

Shkodran Mustafi ka filluar me pushimet verore.

Mbrojtësi shqiptar, Mustafi pas përfundimit të kampionatit evropian të futbollit ka nisur të relaksohet para fillimit të kampionatit spanjoll, ku do të paraqitet me Valencian.

Reprezentuesi gjerman ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet përballë një ylli, ku i dedikohet boksierit të ndjerë legjendar, Muhammad Ali, transmeton Telegrafi.

 “Thjesht më i mirë. Idoli im. Frymëzimi im”, ka shkruar Mustafi në Instagram.

Kujtojmë se para një muaji boksieri legjendar ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare dhe shumë personalitete botërore morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Alis. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...