Mustafi në 11-shen e Evropës (Foto+Video)

PUBLIKUAR

Mustafi në 11-shen e Evropës (Foto+Video)

Kjo javë në top ligat evropiane ishte jashtëzakonisht interesante dhe emocionuese ndërsa ueb-faqja “whoscored” si zakonisht publikoi njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës.

Pas dy golave të realizuar, në mbrojtjen më të mirë evropiane për këtë javë, ka vend edhe për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, që ishte një nga më të mirët e kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi i Gjermanisë, Mustafi, ka realizuar dy nga tre golat e fitores së ekipit të tij, Valencia, në fitoren ndaj Vilareallit me rezultat prej 3:1, në kuadër të La Ligas spanjolle.

Lojtari më i mirë është zgjedhur Alexis Sanchez i Arsenalit, i cili së bashku me Cristiano Ronaldon e Real Madridit, që dy javë radhazi udhëheqin repartin sulmues. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...