Mustafi mund t’i bashkohet klubit të njohur italian

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar dhe e ardhmja e tij mund të jetë pikërisht në Serie A

Shkodran Mustafi mund t’i ketë ditët e numëruara në Arsenal, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti shqiptar mund të rikthehet në futbollin italian gjatë këtij afati kalimtar.

Në fakt, përfaqësuesi gjerman po kërkohet nga Lazio, ku mund të përfundojë para 6 tetorit, kur edhe do të mbyllet afati kalimtar.

“Biancocelesti” mund ta transferojnë ish-futbollistin e Evertonit, Sampdorias e Valencias për 12 milionë euro.

Mustafi e kishte pësuar një lëndim në korrik dhe nuk po mundet assesi ta marrë veten.

Ai ka kontratë edhe 10 muaj me “Topçinjtë”, të cilët megjithatë po planifikojnë ta shesin qysh tash, për të mos e humbur pa para në vitin 2021, pasi nuk janë të interesuar ndërkohë t’ia vazhdojnë kontratën.

Mustafi në Lazio do t’i gjente bashkëkombësit e tij, Thomas Strakosha dhe përforcimin e fundit, Vedat Muriqi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...