Mustafi i zhgënjyer: Kishim synime më të mëdha

PUBLIKUAR

Mustafi nuk është aspak i lumtur me sezonin që po kalon Arsenali, teksa bëri të ditur se në fillim objektivat ishin shumë më të mëdha.

8 xhiro para fundit të edicionit, Arsenali e sheh vetën 13 pikë larg zonës Champions League, garë kjo që ndoshta mund të arrihet tani vetëm nëse triumfojnë krejtësisht në Europa League.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, thotë se janë të zhgënjyer, pasi objektivat në fillim ishin shumë më të mëdha. Sido që të jetë, Europa League mund t’ia shpëtojë sezonin “Topçinjve”.

“Të jem i sinqertë, ky sezon ka qenë shumë zhgënjyes për ne sepse kishin synime më të mëdha”, u shpreh Mustafi.

“Gjëja më pozitive ka qenë se kemi qëndruar së bashku pavarësisht ecurisë negative, kjo është diçka e mirë. Të gjithë po luftonin në mënyra të ndryshme për të ndihmuar skuadrën për t’u kthyer te fitoret dhe ia kemi dal”, shtoi Mustafi.

Ai ndër të tjera tregoi se Europa League është gara që mund t’ia ndryshojë për të mirë sezonin “Topçinjve”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...