Mustafi flet për ndërhyrjen ndaj Messit dhe kartonin e kuq (Video)

PUBLIKUAR

Shkodran Mustafi ishte njëri ndër lojtarët më fatkeq në ndeshjen kundër Barcelonës.

Valencia u mposht thellësisht nga skuadra e Barcelonës me rezultat prej 7-0, ndërsa mbrojtësi shqiptar u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë pas një ndërhyje të palejuar në Lionnel Messin.

Mustafi ka folur rreth penaltisë duke kërkuar sqarime rreth saj, ndërsa ka thënë se asnjë lojtarë nuk e meriton të veshë fanellën e Valencias pas humbjes turpëruese kundër katalonasve në kuadër të Kupës së Mbretit, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë lojtarët që ishin sot në ekip, nuk e meritojnë të veshin fanellën e Valencias”, tha Mustafi.

Duke folur rreth penalltisë, Mustafi ka pohuar se nuk ka ndërhyrë kundër Messit dhe se penaltia nuk ka ekzistuar.

“Mendoj se nuk ishte penallti. Gjyqtari nuk sqaroi asgjë, pse? Unë nuk mund ta kuptoj pse ne nuk mund të flasim”, ka shtuar Mustafi. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...