Mustafa uron besimtarët ortodoksë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, ka uruar besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe Peshkopin Teodosije.

Kryeministri Mustafa, duke përcjell urimet më të sinqerta, thekson se kjo festë simbolizon vlerat e humanizmit, mirëkuptimit, shpresës dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë iu uroj Gëzuar Krishtlindjet, me dëshirën që kjo festë të sjellë harmoni, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që në bashkëpunim me të gjitha komunitetet fetare në Kosovë, të angazhohet për fuqizimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë ndërfetare, të tolerancës dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...