Mustafa telefonon Kryetarin Ahmeti, flet për vërshimet

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është duke përcjellë gjendjen në vend, lidhur me pasojat e reshjeve të shiut, dhe se nesër do të bëjnë një vlerësim të gjendjes.

Përmes një shkrimi të lëshuar në llogarinë e tij facebook, Mustafa ka përgëzuar kryetarët e komunave për menaxhimin e situatës, sot gjatë vërshimeve.

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës:

“Nga Qendra e Situatave, që vepron në Këshillin për Sigurinë e Kosovës, gjatë ditës jam informuar lidhur me pasojat e reshjeve të shiut në Mitrovicë, Vushrri, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Drenas, Graçanicë, Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Junik, Prizren, Suharekë, Dragash, Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.

Kam kontaktuar me telefon me Kryetaren e Komunës së Gjakovës, ku për fat të keq ka pasur edhe një viktimë njerëzore, me Kryetarin e Komunës së Malishevës, me atë të Lipjanit, të Mitrovicës dhe të Vitisë.

Gjatë ditës së nesërme do të bëjmë një vlerësim të gjendjes. FSK ka gatishmërinë të intervenojë dhe të ndihmojë, sikurse edhe njësità « e emergjencës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, për tejkalimin e pasojave, sipas vlerësimeve të organeve përgjegjëse.

Përgëzoj Kryetarët e Komunave për një organizim të mirë dhe menaxhim të gjendjes në terren. IM”, ka shkruar Mustafa./LipjaniNEWS/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...