Mustafa: SHBA i di kufijtë e Ballkanit e jo do eksperta tanë që as megjat e tokave të tyre s’i kanë shkru

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se hartat e Departamentit të Shtetit Amerikan janë më të sakta sesa ato të ekspertëve vendorë. Për këta të fundit, ai ka thënë se nuk i kanë vënë as vijat e tokave të tyre, e jo më ato të një kufiri shtetëror.

“Logjika e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së sot ishte se më të sakta janë hartat që i ka Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kufijtë e vendeve të Ballkanit, pra ata që intervenuan ushtarakisht në Kosovë, sesa hartat e do ekspertëve tanë (që as megjat e tokave të veta nuk i kanë vënë e lere më të kenë përcaktuar një kufi shtetëror- vërejtja ime) e që po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi”, ka shkruar Mustafa.

Ai më tej ka thënë se DSH i SHBA-ve kishte konstatuar se kufijtë e vënë nga Komisioni Shtetëror i Kosovës, janë në vijat ku SHBA ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

“LDK ka besim të plotë në konstatimet e SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së”, përfundon Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...