Rregullimi i pjesës së veriut të Mitrovicës është pjesë e ligjit të qeverisjes lokale dhe si e tillë mbetet kompetencë e tyre, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë dhënë në Rubikon të KTV’së.
“Është në kompetencën e pushtetit lokal me ligjin mbi Qeverisjen Lokale që ata të rregullojnë vetë atë ambient duke respektuar ligjin e ndërtimeve, duke respektuar kushtet të cilat i kanë harmonizuar tërësisht me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, tha Mustafa.


