Mustafa: Presidenti votohet në shkurt

PUBLIKUAR

Kreu i qeverisë, Isa Mustafa ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, e që sipas tij, do të jetë kreu i PDK Hashim Thaçi, raporton RTV Dukagjini.

I pyetur nëse do t’i ketë votat e LDK-së Thaçi për President, kryeministri Mustafa ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë marrëveshjen.

Ndërsa lidhur me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, Kyeministri ka thënë se “jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejt e çdo kujt”.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i bëri në Pejë, në takimin e organizuar për diskutime rreth ndryshimeve të Statutit të LDK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...