Mustafa pendohet: Nuk merrem më kurrë me politikë, edhe nëse më bëjnë president

PUBLIKUAR

Njësoj sikurse emërimi në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i papritur dhe i shpejtë për Ekrem Mustafën ka rezultuar edhe largimi i tij nga kjo pozitë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme është shprehur i penduar për periudhën e tij 18-mujore në udhëheqje të MPB-së.

Që kur dorëzoi detyrën te pasardhësi i tij Agim Veliu më 4 shkurt 2020, ai është tërhequr plotësisht nga jeta publike. Ka vendosur t’i rikthehet profesionit dhe biznesit.

Mustafa, i cili e mbajti postin e kreut të MPB-së për 18 muaj nën qeverisjen e Ramush Haradinajt, tha se nuk do të merret më kurrë me politikë edhe në rast i ofrohet pozita e shefit të shtetit.

“Unë e kam ndërprerë tërë angazhimin tim politik në momentin që e kam dorëzuar detyrën tek Agim Veliu dhe kurrë më s’merrem me politikë. Edhe nëse më ofrojnë pozitën e presidentit, nuk pranoj më të merrem me politikë. Unë e kam profesionin tim si mjek. I kam tri biznese në Prishtinë dhe Ferizaj”, tha Mustafa për Paparacin.

Mustafa foli edhe për udhëheqjen e Xhelal Sveçlës në MPB, duke thënë se ky i fundit duhet t’i zbatojë ligjet dhe të veprojë në bazë të detyrave që i ka të përshkruara me Kushtetutë

“Shumë pak jam duke u marrë me situatën politike në vend, edhe të kryeministrit (Kurti) edhe të ministrit (Sveçla). Ministri i Punëve të Brendshme i ka të përshkruara detyrat me Kushtetutë dhe duhet t’i zbatojë ato. Qeveria krijon ligje të veçanta. Aksionet e Policisë ministri nuk i merr, ato janë si rezultat i Prokurorisë”, u shpreh Mustafa.

Sipas Mustafës, aksionet policore nuk janë në duart e ministrit.

“Ai nëpër Facebook le ti poston tërë ditën, unë kam qenë vetë ministër dhe jam njoftuar një ditë para aksioneve”, thotë Mustafa. “Ato nuk janë aksione që i organizon ministri, ai vetëm i zbaton politikat e ministrisë. Për momentin ai është ministër, nëse ka pasur rezultate në shpartallimin e bandave, kriminelëve e këtyre, atëherë do të thotë se janë si rezultat i politikave që janë udhëhequr në MPB”.

Ish-ministri deklaroi se nuk mund të analizojë qeverisjen e deritanishme të Kurtit dhe kabinetit të tij, pasi “është kohë e shkurtër për të dhënë ndonjë vlerësim”.

“Për këto 9 muaj nuk mund të jap vlerësim. Unë kam qenë ministër 18 muaj dhe pas 6 muajve kam filluar t’i realizojë punët, Për këta muaj nuk mund të japim ndonjë vlerësim. Duhet të presim të paktën edhe tre-katër muaj ta shohim ku i kanë sendet”, shprehet ai.

Mustafa ishte emëruar ministër me insistimin e ish-deputetit të shumicës qeverisëse të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Labinot Tahiri, i cili kishte kushtëzuar mbështetjen e tij për qeverinë me emërimin e një ministri nga Ferizaj.

Kësisoj, “Labi” kishte propozuar Mustafën për ministër të Brendshëm. Propozimi i tij ishte miratuar nga ish-shefi i tij në parti, Behgjet Pacolli.

Më 4 shkurt të vitit 2020, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Me këtë rast, ish-ministri, Ekrem Mustafa, ia kishte dorëzuar detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

04 shkurt – 2020: Dorëzim-pranimi i detyrës nga Ekrem Mustafa te Agim Veliu

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...