Mustafa paralajmëron formimin e FAK-ut, serbët s’dinë gjë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar që shumë shpejt do ta themelojnë edhe Forcën e Armatosur të Kosovës, ndonëse nuk ka bërë të ditur nëse është marrë vesh me përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës.

“Po punojmë për krijimin e ushtrisë së Kosovës që do jetë ushtri e nivelit evropian dhe e pranuar në NATO”, kishte thënë ditë më parë kryeministri Mustafa.

Por, ndryshe mendojnë përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët thonë se ende askush nuk ka biseduar me ta rreth formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Madje, i quajnë joserioze deklaratat e politikanëve se shpejt do të ndodhë formimi i FAK-ut, përderisa nuk ka asnjë bisedë serioze rreth kësaj çështjeje me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Kuvend.

Ushtria e Kosovës do të formohet

Edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, është i bindur në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ai i ka thënë gazetës “Zëri”, se megjithatë për këtë duhet të merren vesh me deputetët e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës.

“Ushtria e Kosovës do të formohet në këtë apo atë mënyrë. Se kur do të ndodhë kjo është vështirë të thuhet, pasi që për një çështje të tillë duhet të merremi vesh edhe me deputetët nga komunitetet. Unë besoj se në këtë çështje do të kemi konsensus të përgjithshëm nga të gjitha forcat politike shqiptare”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se ende nuk ka asgjë konkrete rreth qëndrimit të Listës Serbe nëse do ta përkrahë themelimin e FAK-ut apo jo. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...