Mustafa nuk e di se kur do të votohet demarkacioni

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit Isa Mustafa gjatë gjatë konferencës me sekretarin gjerman Sigmar Gabriel, ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Mustafa nuk e përmendi se kur Demarkacioni do të dorëzohet në Kuvend për votim, vetëm se ai tha që nuk ka kufi tjetër në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, përveç atij që e kanë konstatuar komisionet për matjen e territorit.

Tutje Mustafa është shprehur se çështja e shënjimit të kufijve me Malin e Zi është vetëm kauzë e opozitës.

“…mendoj se ne kemi konsumuar të gjitha argumentet sa i përket kufirit. Konsiderojmë se kufi tjetër nuk ka ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, përveç këtij kufiri që komisionet e kanë konfirmuar si kufi ndërshtetorë. Nuk ka se më çka të negociohet me Malin e Zi”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se Kosova nuk ka asnjë argument që t’i thotë udhëheqësve të Malit të Zi që ta lëshojë atë pjesë.

“Ne nuk e kemi asnjë agrumet që t’i themi Malit të Zi lëshoje atë pjesë. Sepse konsideroj që kjo është vetëm kauzë e opozitës dhe asgjë tjetër”, ka shtuar kryeministri i vendit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...