Mustafa: LDK gjithmonë e gatshme për zgjedhje

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike është përherë e gatshme të shkojë në zgjedhje elektorale.

Kështu tha kryeministri Isa Mustafa, i cili nga pozita e kryetarit të LDK-së të premten, tha se ndonëse është e gatshme të konkurrojë në zgjedhje, LDK-ja do ta respektojë mandatin e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës, për disa arsye.

“LDK-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Lidhja Demokratike respekton mandatin legjitim të fituar nga qytetarët, dhe nuk e zhgënjen këtë besim për asnjë interes. LDK-ja ka treguar gjithmonë se nuk e sakrifikon interesin e qytetarëve, për teket politike të dikujt, e as për interesat e LDK-së”, ka thënë Mustafa, në tubimin ceremonial të 27 vjetorit të themelimit të LDK-së, raporton Klan Kosova.

Ndër të tjerash, kryetari i LDK-së Mustafa, tha se partia që ai drejton, është një akter tejet i rëndësishëm dhe shumë serioz në politikën kosovare.

“Në Kosovë as nuk janë marrë e as nuk merren vendime të rëndësishme pa LDK-në. Kjo për shkak se Lidhja Demokratike, jo vetëm që është forcë serioze politike, por vendimmarrëse e rëndësishme në skenën politike që 27 vjet”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...