Mustafa kundër Bajramit?!

PUBLIKUAR

mustafa-kund-euml-r-bajramit_hd

Partitë politike e kanë shfrytëzuar gjithë ditën e mërkurë në kërkim të ndonjë modaliteti se si të veprojnë të enjten gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ato gjatë gjithë ditës së mërkurë kanë mbajtur takime me organet e partive respektive, por në fund asnjëra nga to nuk ka arritur ta ketë të qartë se si do të veprojë gjatë kësaj seance.

Partia Demokratike e Kosovës, duke u thirrur në rezultatin e zgjedhjeve, insiston se asaj i takon vendi i grupit më të madh dhe rrjedhimisht edhe e drejta e kandidimit të kryetarit të Kuvendit.

Por kjo parti nuk e ka të qartë nëse të enjten do t’i jepet mundësia që të propozojë kryeparlamentarin. Të pasigurt zgjedhjen e kryeparlamentarti e kanë edhe blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma. Kjo për shkak të mosarritjes së marrëveshjes më Lëvizjen Vetëvendosje për të qeverisur së bashku.

Tani ky bllok opozitar, shpëtimin po e kërkon tek minoritetet. Ndryshe, edhe sikur t’u jepet e drejta, nuk do të mund ta zgjidhnin kryeparlamentarin.

Emrat e mundshëm për kreun e Kuvendit tashëm janë të ditur, kandidatin e LDK-AAK-Nisma pritet që ta sfidojë Arsim Bajrami. Kjo pasi që në mbledhjen e kryesisë së partisë në këtë garë nuk ka dashur të hyjë Hajredin Kuçi. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...