Mustafa: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në NATO dhe në BE

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në një takim Komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Admiralin Amerikan Mark E. Ferguson III.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi Admiralin Ferguson për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, për integrimin e Kosovës në NATO dhe në BE, si dhe forcim të gjithanshëm të shtetit ligjor e të institucioneve demokratike.

“Kryeministri Isa Mustafa, shprehu vlerësimet më të larta të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin që NATO, përmes trupave të KFOR-it, ka dhënë në vazhdimësi për proceset në Kosovë. Kryeministri Mustafa e njoftoi Admiralin Ferguson se janë bërë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe se ky proces po bëhet në bashkëpunim edhe me komunitetet pakicë, në kuadër të procesit të pajtimit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se Mustafa, po ashtu, ka shprehur falënderime të posaçme për përkrahjen e Admiralit Ferguson për proceset në Kosovë.

“Gjatë takimit, kryeministri Mustaf a ka theksuar përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n, duke përfshirë edhe dialogun politik dhe angazhimet e fuqishme të Kosovës në kuadër të koalicionit global kundër terrorizimit”.

Përveç këtyre, thuhet se Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Admirali Amerikan Mark E. Ferguson III, vlerësoi të arriturat në Kosovë.

“Duke vlerësuar lidershipin e kryeministrit Isa Mustafa në krye të Qeverisë së Kosovës, Admirali Ferguson veçoi rëndësinë e vazhdimit të proceseve evropiane”. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...