Mustafa: Kodi telefonik element i shtetësisë, përfitimet janë milionëshe

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për marrjen e kodit telefonik për Kosovën +383. Mustafa është shprehur se përfitimet nga ky kod llogariten të jenë milionëshe.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook, është shprehur se  Kosova me marrjen e këtij kodi ka shënuar një hap të rëndësishëm në kompletimin e shtetësisë.

“Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë.”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij kodi ndërkombëtar e forcon sovranitetin e shtetit.

“Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...