Mustafa kërkon thellim të bashkëpunimit me Maltën dhe Hungarinë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, George William Vella si dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Laszlo Szabo.

Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Mustafa, gjatë takimeve, i njoftoi ata për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane.

“Duke e falënderuar për përkrahjen e Maltës dhe të Hungarisë, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këto dy shtete mike, në të gjitha fushat”.

“Ministri i Punëve të Jashtme i Maltës, George William Vella, ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Maltës për zhvillimin ekonomik, integrime evropiane dhe proceset tjera të Kosovës”.

“Ministri Vella, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maltës për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën”.

“Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Laszlo Szabo, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë, theksoi gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në rrugën eurointegruese, përmes ofrimit të përvojave të Hungarisë”.

“Gjatë takimit me zëvendësministrin Szabo, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, një theks i posaçëm iu kushtua mundësive të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...