Mustafa kërkon liberalizim të vizave dhe punësime sezonale

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që po zhvillohet në Bruksel, i është drejtuar me një fjalë pjesëmarrësve në këtë samit të rëndësishëm.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, në hapje të punimeve, nikoqiri i takimit Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, i dëshiroi mirëseardhje të veçantë kryeministrit Isa Mustafa si dhe shprehu kënaqësinë e tij që sot edhe Kosova po qeveriset nga një parti anëtare e EPP-së.

“Kryeministri Isa Mustafa, gjatë fjalës së tij në punimet e samitit të zgjeruar të Partive Popullore Evropiane, i informoi të pranishmit me programin qeverisës të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Mustafa nënvizoi objektivat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, shtetin ligjor dhe integrimin evropian”, thuhet në njoftim.

Më tutje, shtohet se kryeministri Mustafa kërkoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve evropiane që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë si dhe për nënshkrimin sa më parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Gjithashtu, kryeministri Mustafa kërkoi që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit bilateral, që do të krijonte mundësi për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës”, shtohet më tej.

Sipas njoftimit, në Samitin e zgjeruar të grupit më të madh të partive në Parlamentin Evropian EPP, ishin të pranishëm edhe liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si kancelarja gjermane Angela Merkel, Mariano Rajoy, Viktor Orban, udhëheqës të Bashkimit Evropian si dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...