Kryediplomati britanik, Boris Johnson, i cili po qëndron sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka dhënë mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën, në të gjitha fushat, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
“Pata nderin që sot t’i kaloj disa orë me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në Prishtinë”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Pas takimit që patëm para një jave në Londër, edhe sot sekretari Johnson na dha mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën, në të gjitha fushat”, ka theksuar Mustafa.
Kryeministri kosovar ka vlerësuar se vizita dhe qëndrimet e sekretarit Johnson e bëjnë të qartë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm strategjik i Kosovës. /Express/


