Mustafa fton të gjitha shtresat e shoqërisë kundër gurëve, molotovit dhe gazit lotsjellës

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë sot në Prishtinë se gjatë takimeve me qindra përfaqësues të sindikatave të punëtorëve, të rinisë, të veteranëve të luftës, bizneset, përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile, ka vërtetuar se kauzat e opozitës nuk qëndrojnë dhe se qytetarët e Kosovës nuk pajtohen me format e zgjedhur nga opozita për të protestuar me dhunë, duke përdorur gurët, molotovin dhe gazin lotsjellës.

I pyetur nga gazetarët lidhur me takimet e përditshme me qindra qytetarë të vendit, kryeministri Isa Mustafa tha se këto takime po bëhen në kuadër të përpjekjeve që Qeveria të dëgjojë mendimin dhe qëndrimet e të gjitha pjesëve të shoqërisë lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet vendi.

“Askush nuk e ka në pronësinë e vet që ai të del në emër të qytetarëve ose në emër të të rinjve dhe të thotë se ata mendojnë kështu. Ja ku janë të rinjtë këtu, këta mund të flasin në emër të tyre dhe të thonë se çka mendojnë këta për Kosovën, për shtetin e Kosovës dhe për ardhmërinë e tyre, ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Unë kam pasur takime me veteranët, me sindikatat edhe me sindikatat e arsimit në mënyrë që të shoh se si është disponimi i tyre. Kam pasur takim edhe me sindikatën dhe me udhëheqësin e Trepçës dhe të KEK-ut, edhe me shoqërinë civile, edhe me mediet, edhe me prodhuesit, sepse si kryeministër i vendit unë duhet ta di se çfarë mendojnë ata lidhur me gjendjen aktuale, për problemet aktuale dhe se si ata sugjerojnë që problemet të zgjidhen”, tha Mustafa transeton Telegrafi.

“Asnjë prej tyre nuk ka thënë se problemet duhet të zgjidhen me gur, me molotov, me gaz lotsjellës por kanë thënë se problemet duhet të zgjidhen në institucionet e Republikës së Kosovës. Në këtë shtet i cili dikujt i duket i mirë, dikujt jo aq i mirë, por ne shtet tjetër s’kemi, vend tjetër s’kemi ky është i yni dhe këtë ne duhet ta duam dhe jo ta rrënojmë, duhet ta ndërtojmë me një konkurrencë edhe politike, edhe të dijes edhe demokratike”, tha kryeministri Isa Mustafa, gjatë një konference për gazetarët, pas takimit me përfaqësues të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës, ku u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë kosovarë në shkollim, punësim dhe fusha të tjera.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur rininë kosovare në të gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në shkollimin dhe punësimin e tyre.

Vesa Ibrahimi, përfaqësuese e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor , theksoi se kryeministri Isa Mustafa ka ofruar përkrahje për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të rinisë kosovare. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...