Mustafa fjalë të mëdha për Hotin, ka një këshillë për Veselin e Kurtin

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, derisa ka prezantuar Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër, është pyetur për figurën e Hotit duke i kërkuar ta bënte një krahasim me Kadri Veselin dhe Albin Kurtin.

Mustafa ka thënë se Albin Kurti e Kadri Veseli mund të shkojnë të Hoti që ai t’ua mësojë ekonominë

“Zoti Hoti karshi tyre është larg me ta, sepse tjerët mund të shkojnë te Avdullahu të mësojnë ekonomi. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, nëse qytetarët e vlerësojnë punën unë mendoj se fitorja është e sigurt”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Sot, pas mbledhjes së Kryesisë, Lidhja Demokratike e Kosovës e zyrtarizoi kandidaturën e ministrit të Financave, Avdullah Hotit për Kryeministër. Kjo u bë e ditur nga vetë kreu i LDK-së Isa Mustafa.

“Ne sot e kishim mbledhjen e kryesisë së Partisë. Biseduam edhe për kandidatin e partisë për kryeministër të vendit. Unë jam interesuar që të hap një proces që LDK’ja do të del me një kandidat tjetër për kryeministër të vendit. Kemi vlerësuar se ky nuk është një proces i thjeshtë. Dhe për këtë është vendosur që te kandidohet Abdullah Hoti për kryeministër”, tha kryetari i LDK’së, Isa Mustafa”, ka thënë kreu i LDK-së Isa Mustafa, raporton Express.

Ndërkohë që sa i përket koalicioneve parazgjedhore, kreu i LDK-së tha se partia e tij ka saktësuar disa parti tjera, por që ende nuk kanë vendosur përfundimisht se cilat do të jenë partitë që LDK do të bëjë koalicion.

“Sa i përket koalicioneve, po punojmë, kemi saktësuar mjafte shume kushtet për disa partner, por nuk do te flas për ta derisa te mos i kemi marrëveshjet definitive”, tha Mustafa. Ai tutje tha se është i bindur se Hoti do të jetë fitues i zgjedhjeve karshi kandidateve tjerë.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...