Mustafa: Duke nderuar figurat historike, konfirmojmë përkushtim për të ardhme më të mirë

PUBLIKUAR

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka marr sot pjesë në përurimin e shtatores së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në sheshin kryesor të Lipjanit ku morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.

Përmes një statusi në Facebook, duke shpërndarë fotografi nga kjo ngjarje, Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës duke nderuar figurat e tyre historike dëshmojnë krenarinë në të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë, transmeton Indesonline.

 Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Së bashku me mijëra qytetarë të Lipjanit dhe tërë Kosovës, isha i nderuar të marr pjesë në përurimin e shtatores së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në sheshin kryesor të Lipjanit.

28 Nëntori përjetohet nga të gjithë shqiptarët si Ditë Kombëtare pasi që me të lidhen shumë ngjarje historike, duke filluar nga Nëntori i Skënderbeut, shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, dalja në skenë e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Andaj, qytetarët e Kosovës, duke nderuar figurat e tyre historike dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë.

Me këtë rast, mirënjohje të posaçme meriton kryetari i rikonfirmuar i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili po e qeverisë në mënyrë shembullore Lipjanin, duke e nderuar edhe me vepra historike si shtatorja që u përurua sot.

Lavdi të gjithë burrave e grave që punuan, luftuan e dhanë jetën për lirinë e Atdheut!

Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari!

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...